Telegrafi

Notat e lojtarëve, Man City 3-2 Aston Villa: De Bruyne dhe Gundogan ia sollën titullin qytetarëve

Manchester City është konfirmuar si kampion i Ligës Premier për të dytën herë me radhë, duke e mposhtur Aston Villën me përmbysje 3-2.

Matty Cash dhe Philippe Coutinho me golat e tyre, heshtjen Ethihat Stadiumin, por Man City u rikthye në lojë shpejtë.

Ilkay Gundogan shënoi dy herë, ndërsa edhe Rodri shtoi një super gol nga distanca për fitoren që solli titullin.

Kevin de Bruyne me notën 8.4 dhe Ilkay Gundogan që u fut në pjesën e dytë me notën 8.2 ishin më të mirët në fushë.

Coutinho ishte më i miri te Aston Villa me notën 7.2.

Lojtarët më të dobët në fushë ishtin dy portierët Robin Olsen dhe Ederson me notën 6.0.

Notat e lojtarëve

/Telegrafi/