Telegrafi

Notat e lojtarëve, Man City 0-2 Crystal Palace: Laporte dështim, Gallagher super paraqitje

Manchester City është mposhtur në shtëpi nga Crystal Palace me rezultat 2-0 në ndeshjen e vlefshme për javën e 10-të në Ligën Premier.

Wilfried Zaha dhe Conor Gallagher i shënuan golat për skuadrën e Patrick Viera që mori një fitore të madhe.

Gallagher ishte lojtari më i vlerësuar në ndeshje, duke marr një notën të lartë (9.2).

Aymeric Laporte i Man Cityt ishte më i dobëti, shkaku i kartonit të kuq në pjesën e parë me notën 5.1.

Notat e lojtarëve të Man City dhe Crystal Palace

/Telegrafi/