Telegrafi

Notat e lojtarëve, Machester United – Sheffield United: Martial yll i ndeshjes

Anthony Martial (Foto: Michael Regan/Getty Images)

Manchester United ka arritur të shënojë fitore me rezultat 3-0 ndaj Sheffield United.

Ndeshja u vendos nga forma e mirë e Anthony Martial që shënoi het-trik në këtë ndeshje.

Sulmuesi francez është vlerësuar me notën 9.7 për paraqitjen e tij fantastike, duke qenë edhe lojtar i ndeshjes.

Anthony Martial (Foto: Michael Steele/Getty Images)

Marcus Rashford po ashtu ka pasur notë të mirë, duke u vlerësuar me 8.2, aq sa është vlerësuar edhe Paul Pogba.

Lojtari më i dobët i këtij takimi ishte John Flack me notën 5.2.

United me këtë fitore mban pozitën e pestë me 49 pikë, dy më pak se Chelsea që është i katërti, por ka një ndeshje më pak të zhvilluar.

Notat e lojtarëve të Manchester United

Notat e lojtarëve të Sheffield United

/Telegrafi/