Telegrafi

Notat e lojtarëve: Lyon 0-1 PSG, Messi pa konkurrencë

(Foto: Twitter/Paris Saint-Germain)

Me vetëm një gol të shënuar, Paris Saint-Germain i është gëzuar fitores ndaj Olympique Lyonnais në Groupama Stadium.

Në sfidën e javës së tetë të Ligue 1, skuadra mysafire ka marrë notë më të lartë mesatare në raport me ekipin vendas.

Lojtari që e vendosi ndeshjen, superylli argjentinas, Lionel Messi, ka marrë vlerësimin më të lartë në këtë përballje.

Lexo po ashtu PSG i falet Messit në fitoren ndaj Lyonit

Tete dhe Karl Toko Ekambi që ndaheshin në ekipin nikoqir, kanë marrë notat më të ulëta në këtë takim.

SofaScore e ka bërë vlerësimin e plotë të lojtarëve të të dyja skuadrave në ndeshjen Olympique Lyonnais 0-1 Paris Saint-Germain. /Telegrafi/