Me vetëm një gol të shënuar, Paris Saint-Germain i është gëzuar fitores ndaj Olympique Lyonnais në Groupama Stadium.
Në sfidën e javës së tetë të Ligue 1, skuadra mysafire ka marrë notë më të lartë mesatare në raport me ekipin vendas.
Lojtari që e vendosi ndeshjen, superylli argjentinas, Lionel Messi, ka marrë vlerësimin më të lartë në këtë përballje.
Tete dhe Karl Toko Ekambi që ndaheshin në ekipin nikoqir, kanë marrë notat më të ulëta në këtë takim.
SofaScore e ka bërë vlerësimin e plotë të lojtarëve të të dyja skuadrave në ndeshjen Olympique Lyonnais 0-1 Paris Saint-Germain. /Telegrafi/