Telegrafi

Notat e lojtarëve, Lyon 0-0 Barcelona: Portieri Anthony Lopez, lojtar i ndeshjes

Lyon dhe Barcelona kanë barazuar pa gola (0-0) në ndeshjen e vlefshme të Ligës së Kampionëve. 

Edhe pse skuadrat kishin rastet e tyre, nuk erdhi asnjë gol.

Te Lyon janë vlerësuar portieri, mbrojtësit e qendrës dhe mesfushorët e qendrës po ashtu.

Rony Lopes është vlerësuar si lojtar i ndeshjes me notën 8.0.

Lexo po ashtu Lyon–Barcelona nuk prodhon gola, çerekfinalisti vendoset në Camp Nou

Mbrojtësit Marcelo dhe Denayer janë vlerësuar me notën 7.4. Vlerësim të mirë ka marr NDombele me 7.5 dhe Aouar me 7.2.

Te Barcelona ishte Lionel Messi më i vlerësuari me 7.8, ndërsa pas tij vijnë Semedo me 7.6 dhe Busquets me 7.5.

Lojtarët më të dobët në ndeshje ishin Dembele i Barcelonës dhe Traore i Lyon me 6.4. /Telegrafi/