Liverpooli e ka shkatërruar me plot kuptimin e fjalës Bournemouthin, duke e mposhtur me rezultat 9-0, në kuadër të javës së katërt.
Luiz Diaz dhe Firmino shënuan nga dy gola në këtë ndeshje, ndërsa nga një shtuan Harvey Elliott, Tren Alexander Arnold, Virgil Van Dijk, Chris Mepham (autogol) dhe Fabio Carvalho.
Lojtari më i mirë i ndeshjes ishte Firmino me notën 9.7, pasi përveç dy golave, ka dhënë edhe tri asistime.
An incredible afternoon at Anfield 👏#LIVBOU pic.twitter.com/f4zJO7ipIm
— Liverpool FC (@LFC) August 27, 2022
Diaz po ashtu u vlerësua lartë me notën 8.6.
Mbrojtësi Mepham ishte më i dobëti në fushë me notën 4.8.
Notat e lojtarëve të Liverpool dhe Bournemouth
/Telegrafi/