Telegrafi

Notat e lojtarëve: Liverpool 4-1 Norwich, Firmino më i miri

Roberto Firmono vs Norwich (Foto: Michael Regan/Getty Images/Guliver)

Liverpooli e mposhti Norwichin 4-1 me në ‘Anfield Road’ për ta filluar kështu sezonin 2019/20 në Ligën Premier me fitore.

Golat në këtë ndeshje u realizuan nga Grant Hanley (në minutën e shtatë, duke shënuar autogol), Mohamed Salah (19’), Virgil van Dijk (28’), Divock Origi (42’) dhe Temmu Pukki (64’).

Liverpooli ishte skuadër më e mirë, duke marrë notën e përgjithshme 7.26, ndërsa Norwichi u vlerësua me 6.31.

Lexo po ashtu Liverpooli e fillon sezonin e ri me fitore, mposht Norwichin në Anfield

Lojtari me paraqitjen më të mirë në ndeshje ishte sulmuesi i ‘The Reds’, Roberto Firmino, që mori notën 8.6, pasi asistoi te goli i Salah dhe goditi një herë shtyllën.

Nga ana tjetër, lojtari që kishte paraqitjen më të dobët ishte mbrojtësi Hanley, që ishte njëherësh edhe fytyra më tragjike e mysafirëve, gjersa mori vlerëimin 5.0.

Vlerësimi i lojtarëve të tjerë i të dyja skuadrave:

Notat e lojtarëve të Liverpoolit (Foto: WhoScored)
Notat e lojtarëve të Norwichit (Foto: WhoScored)

/Telegrafi/