Liverpooli ka arritur të shënojë fitore ndaj Portos me rezultat 2-0 në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve.
Anglezët shënuan dy herë në pjesën e parë, për të siguruar një epërsi solide për ndeshjen e dytë.
Lojtari më i vlerësuar ishte Naby Keita me 9.2, ndërsa pas tij vjen Firmino me 8.2.
Sadio Mane kishte ndeshje shumë të dobët duke u notuar me 6.6, si më i dobëti te Liverpooli.
Te Porto paraqitje të mirë kishte Felipe me 7.1.
Lojtari më i dobët i ndeshjes ishte Soares së bashku me Iker Casillasin. /Telegrafi/