Liverpooli ka pësuar humbje në shtëpi ndaj Burnleyt me rezultat 1-0, që është edhe humbja e parë pas 68 ndeshjeve në ‘Anfield’.
Me këtë humbje Liverpooli mbetet në vendin e katërt me gjashtë pikë më pak se lideri Manchester United.
Në këtë ndeshje nga minuta e parë luajti Xherdan Shaqiri që është vlerësuar me niton 6.7, e që ishte prej më të mirave te Liverpooli.
Lojtari i ndeshjes doli të jetë portieri i mysafirëve Nick Pope që është vlerësuar me notën 8.3.
Ai bëri gjashtë pritje në këtë ndeshje.
Notat e lojtarëve të Liverpoolit
Notat e lojtarëve të Burnleyt
/Telegrafi/