Real Madridi është kthyer te fitorja pas fitores së realizuar si mysafir i Levantes në Estadi Ciutat de Valencia.
Loja e mysafirëve ishte më e mirë në krahasim me atë vendasve, prandaj nota mesatare e Los Blancos (6.78) është më e lartë në krahasim me atë të nikoqirëve (6.42).
Nacho është lojtari me notën më të ulët te mysafirët (4.8), ndërsa ky është edhe vlerësimi më i ulët në këtë takim.
Mesfushori Casemiro ka bërë paraqitjen më të mirë te Los Blancos (8.1), ndërsa nota e tij është më e larta në këtë sfidë. Karim Benzema (7.3), Viniciues Junior (7.3) dhe Raphael Varane (7.3) me nota të barabarta ndodhen pas tij.
Golashënuesi i vendasve, Roger Marti, i cili edhe dy herë e goditi shtyllën, është lojtari më i mirë i Levantes në këtë ndeshje (7.8).
Mesfushori shqiptar, Enis Bardhi, i cili luajti nga minuta e parë në këtë ndeshje, është lojtari më notën më të ulët te vendasit (5.6). Ai u zëvendësua në minutën e 89-të të takimit.
Notat e lojtarëve të të dyja skuadrave:
/Telegrafi/