Liverpooli ka shënuar fitore 6-1 kundër Leeds United në kuadër të javës së 31-të në Ligën Premier.
Golat për The Reds i shënuan, Mohamed Salah e Diogo Jota me dy, Cody Gakpo dhe Darwin Nunez, ndërsa për vendasit realizoi Luis Sinisterra.
Liverpooli ishte ekip më i mirë në fushë dhe mori notën e përgjithshme 7.36, me Leeds që u vlerësua me 6.21.
Lojtari më i mirë i ndeshjes ishte Trent Alexander-Arnold që bëri dy asistime dhe u notua me 8.6.
Dështimi i ndeshjes doli të ishte Ilan Meslier, që u vlerësua me 4.9.
Notat e lojtarëve të tjerë të të dyja skuadrave sipas SofaScore:
/Telegrafi/