Telegrafi

Notat e lojtarëve: Leeds 3-0 Chelsea, Harrison ishte më i miri

Chelsea ka pësuar humbje 3-0 në javën e tretë në Ligën Premier ndaj Leeds United.

Golat për vendasit i shënuan Brenden Aaronson, Rodrigo dhe Jack Harrison.

Leeds ishte padyshim ekipi më i mirë në fushë dhe mori notën e përgjithshme 7.09, me Chelsean që u vlerësua 6.65.

Lexo po ashtu Afro 200 milionë euro të shpenzuara vetëm këtë verë, Chelsea turpërohet nga Leeds United

Lojtari me paraqitjen më të mirë ishte Harrison, që shënoi dhe asistoi nga një herë, për t’u notua me 8.5.

Në anën tjetër, dështimi i ndeshjes doli të ishte Edouard Mendy, që u vlerësua me 5.4.

Vlerësimi i lojtarëve të tjerë i të dyja skuadrave:

/Telegrafi/