Lecce dhe Milan kanë barazuar me rezultat 2-2 në kuadër të javës së 18-të Serie A, në një ndeshje ku kuqezinjtë e mbyllën me dy gola disavantazh.
Vendasit e nisën fuqishëm ku kaluan në epërsi me golin e Theo Hernandez, ndërsa pastaj shënoi edhe Federico Baschirotto, por Milani barazoi me rezultatin me golat e Rafael Leaos dhe Davide Calabrias.
Lojtari më i mirë i ndeshjes ishte Morten Hjulmand i Lecces që u vlerësua me notën 7.5.
Honours even.#LecceMilan #SempreMilan @Acqua_Lete pic.twitter.com/sSUwloHg6p
— AC Milan (@acmilan) January 14, 2023
Paraqitje të mirë kishte edhe Ismael Bennacer që po ashtu u notua me 7.5.
Më të dobëtit në fushë ishin dy portierët Wladimiro Falcone (6.1) dhe Ciprian Tatarusanu (6.3)
Notat e lojtarëve të Lecce dhe Milan
/Telegrafi/