Telegrafi

Notat e lojtarëve, Lecce 1-1 Roma: Falcone dhe Dybala më të mirët në fushë

Roma ka barazuar si mysafir me Leccen me rezultat 1-1 në kuadër të javës së 23-të në Serie A.

Roger Ibanez shënoi autogol, ndërsa Paolo Dybala barazoi shifrat për rezultatin përfundimtar të kësaj ndeshje.

Dybala ishte lojtari më i vlerësuar në fushë në këtë përballje, me notën 7.6.

Pas tij lartë u vlerësua portieri vendas Wladimiro Falcone me notën 7.5.

Lojtari më i dobët në fushë ishte Stephan El Shaarawy me notën 6.3.

Notat e lojtarëve të Lecces dhe Romës

/Telegrafi/