Telegrafi

Notat e lojtarëve: Lazio 4-2 RB Salzburg, vlerësimet për Berishën dhe Strakoshën

during the UEFA Europa League quarter final leg one match between SS Lazio and RB Salzburg at Stadio Olimpico on April 5, 2018 in Rome, Italy.

Lazios ka arritur të shënojë fitore me rezultat 4-2 ndaj RB Salzburgut në kuadër të çerekfinales së Ligës së Evropës.

Mesfushori i Përfaqësueses së Kosovës, Valon Berisha, ka pasur paraqitje të mirë, ku ka arritur të shënojë në këtë ndeshje.

Berisha është notuar me notën 7.4, duke u bërë ndër më të mirë e Salzburg, por edhe në të gjithë ndeshjen.

Lojtari i ndeshjes është Lucas Leiva me 9.1, i cili dha një asistim në këtë ndeshje, por ndërpreu shumë aksione.

Te Lazio nota të larta kanë marr edhe Senad Lulic (8.3), Ciro Immobile (7.8) dhe Luis Alberto (7.6).

Luis Alberto e Diadiè Samassekou (Getty Images)

Portieri Thomas Strakosha është notuar me notën 6.2, si më i dobëti i ndeshjes.

Më pak se ai u notuar portieri i austriakëve, Walke me 6.1. /Telegrafi/