Telegrafi

Notat e lojtarëve: Lazio 3-2 Roma, paraqitje solide e Hysajt – minutazh i shkurtër për Muriqin

(Foto: Twitter/S.S. Lazio)

Lazio e ka fituar derbin lokal ndaj Romës për të arkëtuar pikë të rëndësishme në kampionatin italian.

Falë triumfit të arritur, Bianconcelestët kanë marrë notë lehtë më të lartë mesatare në krahasim me Giallorossët.

Edhe pse ndodhej në ekipin humbës, Jordan Veretout ka marrë vlerësimin më të lartë në këtë takim, derisa te fituesi është vlerësuar Felipe Anderson.

Lexo po ashtu Lazio mposht Romën për ta fituar derbin e kryeqytetit italian

Portieri i Romës, Rui Patricio ka marrë notën më të ulët, derisa vlerësime të ulëta kanë marrë edhe Gianluca Mancini dhe Rick Karsdorp.

Paraqitja e Elseid Hysajt është vlerësuar me notë kaluese, derisa pak minuta pati edhe Vedat Muriqi.

Më poshtë është vlerësimi i lojtarëve të të dyja skuadrave në takimin Lazio 3-2 Roma, sipas SofaScore. /Telegrafi/