Telegrafi

Notat e lojtarëve, Lazio 2-1 Marseille: Vlerësimet për Strakoshën, Berishën dhe Durmishin

Marco Parolo e Valon Berisha . (Photo by Marco Rosi/Getty Images)

Lazio ka arritur të shënojë fitore me rezultat 2-1 përballë Marseilles në kuadër të Ligës së Evropës.

Valon Berisha, Thomas  Strakosha dhe Riza Durmishi, luajtën nga minuta e parë.

Strakosha është më i vlerësuari nga shqiptarët me notën 7.8.

Valon Berisha është notuar me 6.2 ( ndër më të dobëtit në fushë), ndërsa Durmishi me 6.8.

Lojtari më i mirë i Lazios, por edhe i ndeshjes është Ciro Immobile me 8.3.

Te Marseille u vlerësuan Sanson (7.5) dhe Thauvin (7.4).

Lojtari më i dobët i kësaj përballje ishte Luiz Gustavo me 6.2.

Lazio pas kësaj fitoje e ka siguruar kualifikimin pas fazës së grupeve. /Telegrafi/