Telegrafi

Notat e lojtarëve, Lazio 0-2 Juventus: Bonucci më i miri, Reina dështim

Juventusi ka shënuar fitore ndaj Lazios si mysafir në ‘Stadio Olimpico’ me rezultat 2-0 në kuadër të javës së 13-të në Serie A.

Zonja e Vjetër ishte më e mirë në këtë takim, duke shënuar në secilën pjesë nga njëherë.

Leonardo Bonucci i shënoi të dy gola nga penaltia, duke i dhënë fitoren “Zonjës së Vjetër”.

Pikërisht mbrojtësi italian ishte më i miri në fushë me notën 8.7.

Pas tij u vlerësua Federico Chiesa me notën 7.9.

Më i dobëti në fushë ishte portieri i Lazios, Pepe Reina me notën 5.4.

Notat e lojtarëve të Lazios dhe Juventusit

/Telegrafi/