Telegrafi

Notat e lojtarëve, Kosovë 0-4 Angli: Berisha e Kololli “kalojnë provimin”, dështon qendra e mbrojtjes

Kosova ka pësuar humbje me rezultat të thellë ndaj Anglisë (4-0) në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve për Euro 2020.

Edhe pse Kosova nuk kishte gjasa para kësaj ndeshjeje, ekipi i Kosovës në fundin e ndeshjes u pa i lodhur ku pësoi tri herë.

Lojtari më lartë i votuar nga faqja ‘WhoScored’ është Valon Berisha me 6.7.

Kosova. (Foto: Michael Regan/Getty Images)

Pas tij me paraqitje të mirë vijnë Benjamin Kololli me 6.6, Atdhe Nuhiu me 6.5 dhe Florent Hadërgjonaj me 6.3.

Me notën më të dobët u vlerësuan Amir Rrahmani me 5.5 dhe Fidan Aliti me 5.0.

Te Anglia lojtari më i mirë ishte Harry Kane me notën 9.0.

Vlerësimet e lojtarëve të Kosovës

Vlerësimet e lojtarëve të Anglisë

/Telegrafi/