Telegrafi

Notat e lojtarëve: Kosova 3-2 Irlanda e Veriut, Muriqi me vlerësim të lartë

Kosova ka arkëtuar pikë të plota përballë Irlandës së Veriut në ndeshjen e Ligës së Kombeve që u zhvillua në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Duke qenë skuadra triumfuese dhe më e mirë në fushë, vendasit kanë marrë notë mesatare më të lartë se ekipi mysafir.

Nota më e lartë në këtë takim ka shkuar për sulmuesin Vedat Muriqi (8.5), i cili arriti t’i shënojë dy gola.

Lexo po ashtu Kosova e mrekullueshme në triumfin ndaj Irlandës së Veriut

Paraqitje shumë e mirë edhe për dy anësorët, Milot Rashica (7.7) dhe Zymer Bytyqi (7.5) që ndihmuan shumë në këtë triumf.

Notat më të ulëta kanë shkuar për mesfushorin Steven Davies, si edhe mbrojtësit e krahut dhe portierin e Irlandës së Veriut.

Në vijim sjellim vlerësimin e plotë të lojtarëve të të dyja skuadrave, sipas SofaScore, në ndeshjen Kosova 3-2 Irlanda e Veriut. /Telegrafi/