Telegrafi

Notat e lojtarëve, Kosova 1-2 Greqia: Bernard Berisha më i mirë, Arbër Zeneli vlerësohet më së dobëti

Festa e Bernard Berishës (Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi)

Kosova ka pësuar humbje ndaj Greqisë me rezultat 2-1 në kuadër të Grupit 3 në Ligën C të Ligës së Kombeve.

Kosova nuk ka arritur të fitojë, por as të nxjerr barazim në ndeshjen e dytë të grupeve. Pas barazimit me Moldavinë, Dardanët janë mposhtur nga Greqia në stadiumin Fadil Vokrri.

Dimitrios Limnios dhe Dimitrios Siovas shënuan golat për grekët, ndërsa golin e nderit për ne e shënoi Bernard Berisha.

Te Kosova lojtari më i mirë ishte Bernard Berisha i cili është notuar me 7.1.

Paraqitje pak më pozitive kishte Atdhe Nuhiu që u notua me 6.9.

Pjesë tjetër kishin nota të dobëta, ndërsa më së dobëti u paraqit Arbër Zeneli me notën 5.8.

Te Greqia notën më të lartë e kishte Limnios (7.4), por kishte edhe të tjerë që u paraqitën mirë.

Notat e lojtarëve të Kosovës

Notat e lojtarëve të Greqisë

/Telegrafi/