Kosova ka pësuar humbje ndaj Greqisë me rezultat 2-1 në kuadër të Grupit 3 në Ligën C të Ligës së Kombeve.
Kosova nuk ka arritur të fitojë, por as të nxjerr barazim në ndeshjen e dytë të grupeve. Pas barazimit me Moldavinë, Dardanët janë mposhtur nga Greqia në stadiumin Fadil Vokrri.
Dimitrios Limnios dhe Dimitrios Siovas shënuan golat për grekët, ndërsa golin e nderit për ne e shënoi Bernard Berisha.
Te Kosova lojtari më i mirë ishte Bernard Berisha i cili është notuar me 7.1.
Paraqitje pak më pozitive kishte Atdhe Nuhiu që u notua me 6.9.
Pjesë tjetër kishin nota të dobëta, ndërsa më së dobëti u paraqit Arbër Zeneli me notën 5.8.
Te Greqia notën më të lartë e kishte Limnios (7.4), por kishte edhe të tjerë që u paraqitën mirë.
Notat e lojtarëve të Kosovës
Notat e lojtarëve të Greqisë
/Telegrafi/