Site icon Telegrafi

Notat e lojtarëve: Kosova 0-3 Rumania

Kosova ka pësuar humbje 3-0 në “Fadil Vokrri” në startin e sezonit të ri të Ligës së Kombeve nga Rumania.

Dardanët e nisën mirë ndeshjen, por që filluan të bien në përqëndrim, duke pësuar një gol në fund të pjesës së parë, derisa dy të tjera u shënuan në 45 minutat e dytë.

Kosova kishte paraqitje zhgënjyese dhe mori notën e përgjithshme 6.61, ndërsa Rumania u vlerësua me 7.06.

Lojtari i ndeshjes ishte rumuni Dennis Man, që mori notën 8.5 sipas SofaScore.

Në anën tjetër, dështimi i kësaj përballje doli të ishte Fidan Aliti, që u vlerësua me 6.0.

Vlerësimi i lojtarëve të tjerë i të dyja kombëtareve:

/Telegrafi/

Exit mobile version