Juventusi ka arkëtuar pikë të plota në përballjen ndaj Parmas për ta forcuar pozitën e vet në garën për një vend që dërgon në Ligën e Kampionëve.
Paraqitja më e mirë e Bianconerëve në Allianz Stadium ka bërë që të marrin notë më të lartë mesatare në krahasim me vizitorët.
Golashënuesi i dyfishtë, Alex Sandro, është shpallur lojtari i ndeshjes, i ndjekur nga Juan Cuadrado që dhuroi dy asistime dhe Matthijs de Ligt, i cili dhuroi një asistim dhe një gol.
Paraqitje me vlerësim jo të mirë për Cristiano Ronaldon, i cili nuk arriti të kishte ndikim në këtë takim, derisa nota më e ulët ka shkuar për portierin mysafir, Simone Colombi.
SofaScore ka bërë vlerësimin e plotë të lojtarëve nga të dyja ekipet që jua sjellim më poshtë. /Telegrafi/