Telegrafi

Notat e lojtarëve, Juventus 3-0 Dinamo Kiev: Ronaldo e Morata shkëlqejnë, por Chiesa është lojtar i ndeshjes

Juventusi e ka fituar me rezultat 3-0 përballjen ndaj Dinamo Kievit në kuadër të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve.

Zonja e Vjetër edhe pse ishte e kualifikuar para kësaj ndeshjeje, e mori seriozisht përballjen me ukrainasit.

Federico Chiesa, Critiano Ronaldo dhe Alvaro Morata i shënuan golat në këtë fitore të Juves.

Chiesa ishte lojtar i ndeshjes me notën 8.9, duke lënë pas Morata (8.8) dhe Ronaldon (8.5).

Lojtari më i dobët i ndeshjes ishte Volodymyr Shepelev i Kiev me notën 5.8.

Notat e lojtarëve të Juventusit

Notat e lojtarëve të Dinamo Kiev

/Telegrafi/