Site icon Telegrafi

Notat e lojtarëve: Juventus 3-0 Atletico Madrid, Ronaldo pa konkurrencë

Cristiano Ronaldo (Foto: Tullio M. Puglia/Getty Images/Guliver)

Juventusi ka bërë një rikthim sensacional duke e eliminuar Atletico Madridin dhe duke u kualifikuar në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Paraqitja e Zonjës së Vjetër ishte në nivel shumë më të lartë në krahasim me atë të mysafirëve, prandaj edhe nota mesatare e vendasve (7.47) është më e lartë se ajo e skuadrës spanjolle (6.31).

Lexo po ashtu Juventusi kompleton rikthimin e pabesueshëm, kalon në çerekfinale të LK-së me het-trik nga CR7

Natyrisht se nota më e madhe në këtë ndeshje ka shkuar për superyllin Cristiano Ronaldo (9.8), i cili shënoi het-trik.

Joao Cancelo (8.6) dhe Federico Bernardeschi (8.3) janë dy futbollistët tjerë më të mirë të Bianconerëve.

Portieri i Atleticos, Jan Oblak, është lojtari që e ka marrë notën më të ulët në këtë sfidë (5.4).

Vlerësimi i plotë i lojtarëve të të dyja skuadrave:

Notat e lojtarëve të Juventusit (Foto: WhoScored)

 

Notat e lojtarëve të Atletico Madridit (Foto: WhoScored)

/Telegrafi/

Exit mobile version