Site icon Telegrafi

Notat e lojtarëve: Juventus 1-2 Manchester United, Ronaldo me vlerësimin më të lartë

Cristiano Ronaldo, Juventus, Manchester United (Foto: Michael Steele/Getty Images/Guliver)

Juventusi pësoi humbjen e parë në fazën grupore të Ligës së Kampionëve duke u mposhtur nga Manchester Unitedi në Torino.

Duke qenë se mysafirët e fituan lojën, nota mesatare e Djajve të Kuq (6.62) është lehtësisht më e lartë se ajo e Bianconerëve (6.57).

Lexo po ashtu Hakmerret Unitedi, mposht Juventusin në Torino

Edhe pse skuadra e tij pësoi humbje, paraqitja e Cristiano Ronaldos ndaj ish-ekipit të tij ishte për t’u vlerësuar, ashtu që ai e ka marrë notën më të lartë në këtë takim (7.6).

Cristiano Ronaldo ka marrë notën më të lartë (Foto: Michael Steele/Getty Images/Guliver)

Pas tij, te bardhezinjtë janë Paulo Dybala (7.0) dhe Miralem Pjanic (7.0), ndërsa notën më të ulët e ka marrë portieri Wojciech Szczesny (6.0).

Juan Mata nuk pati shumë minuta në këtë ndeshje, por shënoi një gol fantastik nga gjuajtja e lirë (7.2).

Nota më e ulët për lojtarin e Unitedit dhe në ndeshje në përgjithësi shkon për Jesse Lingard (5.8).

Vlerësimi i plotë i lojtarëve të të dyja skuadrave:

Notat e lojtarëve të Juventusit (Foto: WhoScored)

 

Notat e lojtarëve të Manchester Unitedit (Foto: WhoScored)

/Telegrafi/

Exit mobile version