Juventusi ka arritur të shënojë fitore ndaj Valencias në kuadër të xhiros së pestë të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve me rezultat 1-0.
‘Zonja e Vjetër’ e ka dominuar ndeshjen duke renditur rastet pare portës së Netos.
Lojtari i ndeshjes doli të jetë Mario Mandzukic që e shënoi edhe golin e fitores.
Ai është vlerësuar me notën (8.2.).
Pas tij me paraqitjen vijnë edhe Giorgio Chiellini (7.6), Cristiano Ronaldo (7.5) dhe Rodrigo Bentacur (7.5.).
Lojtari me paraqitjen më të dobët te Juve ishte Alex Sandro (6.5).
Te Valencia paraqitjen më të mirë e kishte Francis Coquelin që është vlerësuar me 7.3.
Lojtari më i dobët në këtë përballje ishte Jose Gaya me notën 6.1. /Telegrafi/