Telegrafi

Notat e lojtarëve: Juventus 1-0 Malmo, veçohet paraqitja e Bonuccit

(Foto: Twitter/JuventusFC)

Juventusi është mjaftuar me një gol në fitoren ndaj Malmos për të siguruar pozitën e parë në Grupin H.

Paraqitja e Bianconerëve ishte shumë më e mirë në krahasim me ekipin suedez, ashtu që kanë marrë notë mesatare shumë më të lartë.

Qendërmbrojtësi Leonardo Bonucci (7.9) ka marrë vlerësimin më të mirë në ndeshje, derisa e gjitha skuadra e Zonjës së Vjetër, pos Paulo Dybalas (6.8) dhe Koni de Winter (6.8), kanë marrë nota solide.

Lexo po ashtu Juventusi lider, kurse Chelsea vazhdon nga pozita e dytë në Grupin H

Veljko Birmancevic (5.3) ishte zhgënjimi i ndeshjes, derisa paraqitje më të mirë te mysafirët ka pasur portieri Ismael Diawara (7.6).

SofaScore e ka bërë vlerësimin e plotë të lojtarëve të të dyja skuadrave në ndeshjen Juventusi 1-0 Malmo. /Telegrafi/