Juventusi dhe Roma kanë barazuar pa gola, në ndeshjen kryesore të javës së tretë të Serie A.
Pothuajse asnjë një rast i mirë nuk ishte në këtë ndeshje, përveç një i Dusan Vlahovic në minutën e 42-të, por gjuajtja e tij u ndal nga Mile Svilar.
Ndeshja ishte e mbrojtësve, ku sipas SofaScore, ata ishin më të vlerësuarit në këtë përballje.
FT |⌛| Finisce in parità e senza gol la sfida contro i giallorossi ⚪⚫️
Powered by @EASPORTSFC#JuveRoma pic.twitter.com/Ytqg9JvA74
— JuventusFC (@juventusfc) September 1, 2024
Federico Gatti (7.5) dhe Bremer (7.5), ishin më të vlerësuarit te Zonja e Vjetër, ndërsa notë të lartë kishte edhe Nicolo Savona (7.2).
Evan Ndicka (7.4), Angelino (7.2), Gianluca Mancini (7.2) dhe Zeki Çelik (7.1), ishin më të vlerësuarit te Roma.
Notat e lojtarëve të Juventusit dhe Romës
/Telegrafi/