Telegrafi

Notat e lojtarëve: Juve 2-1 Lecce, vlerësohet paraqitja e Paredes

(Foto: Getty Images)

Juventusi ia doli të merrte pikë të plota përballë Lecces duke u rikthyer kështu te fitorja pas katër ndeshjeve.

Zonja e Vjetër ka marrë notë mesatare lehtë më të mirë se ekipi kundërshtar që po ashtu pati përpjekje për të nxjerrë rezultat pozitiv.

Golashënuesi i parë, Leandro Paredes, ka marrë vlerësimin më të lartë në këtë takim, ndërkohë që Fabio Miretti ka marrë notën më të ulët.

Lexo po ashtu Juventusi rikthehet te fitorja për ta nënshtruar Leccen

Te mysafirët është veçuar sulmuesi Remi Oudin, kurse notën më të ulët e ka marrë mbrojtësi i majtë, Giuseppe Pezzella.

Në vijim SofaScore sjell vlerësimin e plotë të lojtarëve të të dyja skuadrave në ndeshjen Juventus 2-1 Lecce. /Telegrafi/