Telegrafi

Notat e lojtarëve, Inter 2-0 Shakhtar: Dzeko lojtar i ndeshjes

Interi ka marr një fitore të madhe ndaj Shakhtar Dontesk me rezultat 2-0 duke bërë një hap të madh drejt kualifikimit.

Edin Dzeko ka shënuar dy herë në pjesën e dytë për t’i dhënë Interit fitoren e tretë në fazën e grupeve.

Pikërisht boshnjaku ishte lojtar i ndeshjes duke u vlerësuar me notën 8.8.

Perisic ishte pas tij me 8.0, ndërsa Lautaro kishte notën më të ulët te vendasit.

Interi tani ka 10 pikë dhe fitorja e Real Madridit ndaj Sheriffit do ta kualifikonte tutje.

Notat e Interit dhe Shakhtarit

/Telegrafi/