Interi ka arritur ta marr edhe një fitore, duke e mposhtur Lazion në derbin e javës së pestë të Serie A me rezultat 1-0.
Djelmoshat e Antonio Contes kanë vazhduar me seri perfekte, duke marr pesë fitore nga pesë ndeshjet e para në Serie A dhe duke u kthyer si lider në renditje.
Lojtari më i mirë i Interit ishte portieri Samir Handanovic i cili bëri disa pritje bravoroze, duke u notuar me 7.8.
Pas tij bijnë Barella dhe De Vrij me 7.5 secili.
Te Lazio vlerësimin më të lartë e kishte Bastos me 8.1 që është edhe lojtar i ndeshjes.
Lazzari ishte lojtari më ulët i vlerësuar me 6.0. /Telegrafi/
Notat e lojtarëve të Interit
Notat e lojtarëve të Lazios