Lazio e ka mposhtur Interin para tifozëve në Giuseppe Meazza në ndeshjen e javës së 29-të në Serie A.
Meqenëse Nerazzurrët e humbën ndeshjen, nota mesatare e tyre (6.59) është shumë më e ulët në krahasim me atë (7.16) të Biancocelestëve.
Më meritori për këtë fitore të Lazios ishte portieri shqiptar, Thomas Strakosha, që nuk lejoi të prekej porta e tij, prandaj edhe e ka marrë notën më të lartë në këtë takim (8.6).
Joaquin Correa është lojtari me notën më të ulët te mysafirët (6.2), por edhe në përgjithësi në ndeshje.
Samir Handanovic ishte më i miri në krahun tjetër (7.3), pasi përkundër golit të pranuar, ai nuk lejoi që humbja të ishte më e thellë.
Vlerësimi i plotë i lojtarëve të të dyja skuadrave:
/Telegrafi/