Holanda ka arritur ta rikthejë ndeshjen ndaj Anglisë, duke fituar pas vazhdimeve me rezultat 3-1.
Kjo fitore e dërgon Holandën në finale të Ligës së Kombeve, ku e pret Portugalia.
Lojtari i ndeshjes doli të jetë Memphis Depay që u notua 8.7, falë dy asistimeve. Ai kishte luajtur te Manchester United, ku pas dy vitesh e larguan si të pavlefshëm.
Mathias De Ligt dhe Fernkie de Jong janë notuar me 7.9, duke treguar paraqitje të lartë.
Te Anglia, portieri Jordan Pickford arriti vlerësimin më të lartë me 7.3.
Harry Maguire dhe Kyle Walker ishin lojtarët më të dobët të Anglisë në këtë përballje. /Telegrafi/