Telegrafi

Notat e lojtarëve, Holandë 2-4 Kroaci: Luka Modric perfekt në fitoren e kroatëve

Kroacia ka shënuar fitore ndaj Holandës me rezultat 4-2 në vazhdime, në ndeshjen gjysmëfinale të Ligës së Kombeve.

Koha e rregullt u mbyll baras 2-2, ku për tulipanët shënuan Donyell Malen dhe Noa Lang. Kroacia shënoi me Andrej Kramaric dhe Mario Pasalic.

Kroatët shënuan dy herë në kohën shtesë me Bruno Petkovic dhe Luka Modric për të marr fitoren që i dërgon në finale.

Lojtari më i mirë në ndeshje ishte Modric që u vlerësua me notën 9.2.

Pas tij paraqitje të mira kishin edhe Kramaric (7.2) dhe Luka Ivanusec (7.1).

Më i dobëti në fushë ishte portieri holandez Justin Bijlow me notën 5.5.

Notat e lojtarëve të Holandës dhe Kroacisë

/Telegrafi/