Bayern Munichu ka regjistruar një tjetër fitore të rëndësishme në Bundesliga duke triumfuar si mysafir i Hertha Berlinit.
Triumfi bindës i bavarezëve ka bërë që të marrin notë më të lartë mesatare në krahasim me ekipin vendas.
Vizioni i Joshua Kimmich (10) dhe përfshirja në ndërtimin e aksioneve dhe realizimin e golave, ka bërë që ai të vlerësohet me notë maksimale. Edhe golashënuesit Leroy Sane (8.5) e Thomas Muller (8.1), ka marrë nota të larta.
Mesfushori Suat Serdar (5.6) dhe mbrojtësi i djathtë, Peter Pekarik (5.7), janë futbollistët me notat më të ulëta.
SofaScore ka bërë vlerësimin e plotë të lojtarëve të të dyja skuadrave në ndeshjen Hertha Berlin 1-4 Bayern Munich. /Telegrafi/