Telegrafi

Notat e lojtarëve: Girona 0-1 Atletico, Oblak i pakalueshëm

(Foto: Getty)

Atletico Madridi ka marrë fitore me një gol të vonshëm në Estadio Municipal de Montilivi kundër Gironas në ndeshjen e javës së 25-të në La Liga.

Duke qenë skuadra fituese, Los Rojiblancos kanë marrë notë mesatare më të lartë se ekipi vendas.

Portieri mysafir, Jan Oblak, ka marrë notën më të lartë në këtë takim, meqenëse e mbajti portën të paprekur.

Lexo po ashtu Atletico merr fitore me një gol të vonshëm ndaj Gironas

Pas tij është vlerësuar njeriu që e vendosi takimin, golashënuesi i vetëm, Alvaro Morata, i cili u inkuadrua në pjesën e dytë.

SofaScore e ka bërë vlerësimin e plotë të lojtarëve të të dyja skuadrave në ndeshjen Girona 0-1 Atletico Madrid. /Telegrafi/