Telegrafi

Notat e lojtarëve: Getafe 1-0 Real, vlerësohet Casemiro

(Foto: Twitter/Real Madrid C.F.)

Real Madridi nuk ia ka dalë të rikthehet nga disavantazhi duke humbur në udhëtim te Getafe.

Me gjithë humbjen, Los Blancos janë marrë notë mesatare lehtë më të lartë se ekipi kundërshtar për shkak të përpjekjeve më të mëdha për të shënuar.

Nota me e lartë ka shkuar për mesfushorin e ekipit madrilen, Casemiro (8.1), ndërsa te vendasit është veçuar portieri David Soria (7.8).

Lexo po ashtu Humbja e dytë e Realit në La Liga, pëson në udhëtim te Getafe

Anësori i djathtë Rodrygo (6.3) dhe mbrojtësi i majtë Ferland Mendy (6.3) kanë marrë vlerësimet më të ulëta te Mbretërit, kurse notë të ngjashme ka marrë mesfushori nikoqir, Carles Alena.

SofaScore e ka bërë vlerësimin e plotë të lojtarëve të të dyja skuadrave në takimin Getafe 1-0 Real Madrid. /Telegrafi/