Juventusi ka shënuar fitore si mysafir ndaj Genoas me rezultat 3-1 me të gjithë golat që u shënuan në pjesën e dytë.
Për ‘Zonjën e Vjetër’ golat i shënuan Paolo Dybala, Cristiano Ronaldo dhe Douglas Costa.
Në anën tjetër shënoi talenti Andrea Pinamontin për 3-1.
Asnjëri nga golashënuesit nuk doli lojtar i ndeshjes, pasi ky epitet i takoi Juan Cuadrados që u notua me 9.0.
Ronaldo e Dybala morën notë të njëjtë, 8.2.
Lojtari më i dobët i ndeshjes ishte Paolo Ghiglione i Genoas me 5.8. Valon Behrami ishte prej më të mirëve te Genoa me 6.5.
Notat e lojtarëve të Genoas
Notat e lojtarëve të Juventus
/Telegrafi/