Franca ka luajtur baras 1-1 ndaj Polonisë në ndeshjen e vlefshme për Grupin D që ishte e fundit e fazës së grupeve në Euro 2024.
Dy golat në këtë takim u shënuan nga pika e bardhë dhe për Francën shënoi Kylian Mbappe ndërsa për Poloninë shënoi Robert Lewandowski.
Pas këtij barazimi Franca është kualifikuar nga vendi i dytë për shkak të fitores që mori Austria në anën tjetër ndaj Holandës me rezultat 3-2.
Lojtari më i mirë në këtë ndeshje sipas Sofascore ishte portieri polak Lukasz Skorupski i cili u vlerësua me notën 8.5 falë shtatë pritjeve që bëri në këtë takim.
Me paraqitje të mira tek polakët u vlerësuan edhe Piotr Zielinski (7.2) dhe Robert Lewandowski (7.1).
Tek Franca lojtari me notën më të lartë ishte Ousmane Dembele me 8.0, ndërsa pas tij lojtarët më të vlerësuar ishin Bradley Barcola me 8.1 dhe Kylian Mbappe me 8.0.
Dështimi i ndeshjes doli të jetë Nicola Zalewski i cili për 68 minuta lojë u vlerësua me notën 6.3.
Notat e lojtarëve tjerë të të dyja ekipeve:
/Telegrafi/