Site icon Telegrafi

Notat e lojtarëve, Francë 1-0 Belgjikë

Kombëtarja e Francës ka fituar me rezultat minimal 1-0 ndaj Belgjikës për të sigurar kështu kualifikimin në çerekfinale të Euro 2024.

Goli i fitores për Francën në këtë takim erdhi në minutën e 85-të kur pas një aksioni mirë të ndërtuar, Kolo Muani gjuan në drejtim të portës me topin që devijohet nga Jan Vertonghen për të përfunduar në rrjetë për 1-0.

Ndonëse Franca ishte favorit në këtë takim, natyrisht që pritej diçka më shumë nga Belgjika që kishin shumë pak raste serioze për gol.

Për fitoren që mori dhe paraqitjen në fushë, Franca mori notën 7.45 nga Sofascore, ndërsa Belgjika u vlerësua me 6.73.

Lojtari më i mirë në këtë ndeshje ishte Jules Kounde i cili u vlerësua me notën 8.2 Me paraqitje shumë të mira u dalluan edhe Aurelien Tchouameni (8.1), Antoine Griezmann (7.6), dhe William Saliba me Kylian Mbappe (7.5).

Tek Belgjika në anën tjetër lojtari më i dalluar në fushë ishte Amadou Onana me 7.1, ndërsa lojë të mirë pati edhe Wout Faes që mori një 7.0.

Lexo po ashtu Franca eliminon Belgjikën me një autogol dhe siguron kalimin në çerekfinale të Euro 2024

Dy lojtarët më pak të vlerësuar në këtë takim ishin dyshja Romelu Lukaku dhe Yannick Carrasco (6.4).

Notat e lojtarëve tjerë të të dyja ekipeve:

 

Exit mobile version