Telegrafi

Notat e lojtarëve: Everton 1-2 City, Mahrez më i dalluari

Everton vs Manchester City (Foto: Alex Livesey/Getty Images/Guliver)

Manchester City e ka mposhtur Evertonin në kuadër të javës së shtatë në Ligën Premier me rezultat 1-3.

Golat në këtë takim për Citizens i shënuan Gabriel Jesus (24’), Riyad Mahrez (71’) dhe Raheem Sterling (84’), ndërsa për vendasit golin e vetëm në këtë takim e shënoi Dominic Calvert-Lewin (33’).

Kampioni në fuqi ishte për një nuancë skuadër më e mirë në fushë, gjersa mori notën e përgjithshme 7.12, ndërsa Evertoni u vlerësuar me 6.78.

Everton vs Manchester City (Foto: Alex Livesey/Getty Images/Guliver)

Lojtari me paraqitjen më të mirë në këtë takim ishte anësori algjerian që mori notën 8.9, shkaku i golit të shënuar.

Në anën tjetër, lojtari që dështoi ta tregonte vetën në këtë ndeshje ishte Michael Kean i vendasve që mori vlerësimin 6.3.

Vlerësimi i lojtarëve të tjerë i të dyja skuadrave:

Notat e lojtarëve të Evertonit (Foto: SofaScore)
Notat e lojtarëve të Manchester Cityt (Foto: SofaScore)

/Telegrafi/