Manchester City e ka mposhtur Evertonin në kuadër të javës së shtatë në Ligën Premier me rezultat 1-3.
Golat në këtë takim për Citizens i shënuan Gabriel Jesus (24’), Riyad Mahrez (71’) dhe Raheem Sterling (84’), ndërsa për vendasit golin e vetëm në këtë takim e shënoi Dominic Calvert-Lewin (33’).
Kampioni në fuqi ishte për një nuancë skuadër më e mirë në fushë, gjersa mori notën e përgjithshme 7.12, ndërsa Evertoni u vlerësuar me 6.78.
Lojtari me paraqitjen më të mirë në këtë takim ishte anësori algjerian që mori notën 8.9, shkaku i golit të shënuar.
Në anën tjetër, lojtari që dështoi ta tregonte vetën në këtë ndeshje ishte Michael Kean i vendasve që mori vlerësimin 6.3.
Vlerësimi i lojtarëve të tjerë i të dyja skuadrave:
/Telegrafi/