Telegrafi

Notat e lojtarëve: Espanyol 2-2 Barcelona

Foto: Barcelona FC/Twitter

Barcelona nuk ia doli të merrte më shumë se një pikë ndaj Espanyolit, pasi ndeshja përfundoi 2-2 në kuadër të javës së 24-të në La Liga.

Golat për Blaugranasit i shënuan Pedri dhe Luuk de Jong, ndërsa për vendasit shënuan Sergi Darder dhe Raul de Tomas.

Barcelona ishte skuadër më e mirë në fushë dhe mori notën 6.92, me Espanyolin që u vlerësua 6.72.

Lexo po ashtu Nuk ka fitues në derbin e Katalunisë - Barcelona fiton një pikë të vështirë ndaj Espanyolit

Lojtari me paraqitjen më të mirë në këtë takim ishte De Tomas, që u notua me 8.7.

Në anën tjetër, dështimi i kësaj sfide doli të ishte Javi Puado, që u vlerësua me 5.9.

Vlerësimi i lojtarëve të tjerë i të dyja skuadrave:

/Telegrafi/