Telegrafi

Notat e lojtarëve, Empoli 1-2 Roma: Dybala më i miri në fushë, Ismajli stabil për vendasit

Roma është kthyer të fitorja pasi mposhti Empolin si mysafir me rezultat 2-1 në kuadër të javës së gjashtë në Serie A.

Paulo Dybala dhe Tammy Abraham i shënuan golat për Romën, ndërsa Filippo Bandinelli shënoi për Empoli.

Dybala ishte lojtari më i mirë në fushë me notën 8.0.

Pas tij më i vlerësuari ishte Roger Ibanez që mori notën 7.7.

Ardian Ismajli te Empoli ishte prej më të mirëve, duke u vlerësuar me notën 7.2.

Notat e lojtarëve të Empolit dhe Romës

/Telegrafi/