Milani nuk ka arritur më shumë se një barazim në përballje me Empolin (1-1) në ndeshjen përmbyllëse të javës së VI-të në Serie A.
Lojtari më i mirë i ndeshjes doli të jetë portieri vendas, Terracciano që është notuar me 9.1.
Paraqitje të mirë kishin Krunic me 7.4, ndërsa shqiptari Frederik Veseli është notuar me 6.6.
Te Milani paraqitjen më të mirë e kishte spanjolli Suso që është notuar me 7.7.
Donnarumma është notuar me 6.1, ndërsa Capezzeli që shënoi autogol ka marr notën 5.5, duke qenë lojtari më i dobët në ndeshje.
Milani nuk bëri paraqitje bindëse dhe pozitat e trajnerit Gennaro Gatusso nga kjo ndeshje do të lëkunden. /Telegrafi/