Telegrafi

Notat e lojtarëve: Elche 0-3 Real, veçohen Benzema dhe Rodrygo

(Foto: Twitter/Real Madrid C.F.)

Real Madridi nuk ka pasur ndonjë shqetësim në fitoren bindëse në udhëtim te Elche.

Duke qenë skuadra më e mirë në fushë, Los Blancos kanë marrë notë mesatare dukshëm më të lartë se ekipi vendas.

Golashënuesi Karim Benzema dhe asistuesi i dyfishtë, Rodrygo, janë lojtarët më notat më të larta në këtë takim.

Vlerësimet më të ulëta kanë shkuar për fazën defensive të ekipit nikoqir duke e përfshirë edhe portierin Edgar Badia.

Në vijim është vlerësimi i plotë i lojtarëve të të dyja skuadrave në ndeshjen Elche 0-3 Real Madrid. /Telegrafi/