Telegrafi

Notat e lojtarëve: Dortmund 2-4 Rangers, paraqitje e mirë e sulmit të mysafirëve

(Foto: Twitter/Rangers Football Club)

Borussia Dortmundi ka pësuar në shtëpi nga Rangers dhe skuadra skoceze është favorit për të vazhduar në të tetën e finales në Ligën e Evropës.

Duke qenë ekipi fitues, mysafirët kanë marrë notë mesatare më të lartë sesa vendasit për takimin e zhvilluar në Signal Iduna Park.

Disa futbollistë të BVB kanë marrë nota të ulëta, ndërsa vlerësimi më i ulët ka shkuar për Manuel Akanji.

Lexo po ashtu Konsiderohej favorit, por Dortmundi pëson në shtëpi nga Rangers

Ndërkaq, edhe pse ndodhej në ekipin humbës, notën më të lartë e ka marrë Jude Bellingham me gol dhe asistim. Porse, edhe sulmi i mysafirëve ishte shumë i mirë.

SofaScore ka bërë vlerësimin e plotë të lojtarëve të të dyja skuadrave në ndeshjen Borussia Dortmund 2-4 Rangers. /Telegrafi/